Flatpak-u është gati në depot parazgjedhje të krejt versioneve aktualisht të mirëmbajtur për openSUSE Leap dhe openSUSE Tumbleweed.
Nëse parapëlqeni një instalim grafik, mund të instaloni Flatpak-un duke përdorur një “instalues me 1 klikim” prej software.opensuse.org. Nëse versioni i shpërndarjes tuaj s’shfaqet, si parazgjedhje, klikoni së pari mbi Shfaq, nën kategorinë “Shpërndarje të pambuluara” dhe mandej përzgjidheni prej listës.
Ndryshe, instalojeni Flatpak-un që nga rreshti i urdhrave duke përdorur Zypper:
Flathub-i është vendi më i mirë për të marrë paketa Flatpak. Që ta aktivizoni, ekzekutoni:
Që të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni, është të instaloni aplikacione!