Nëse s’përdorët jade_gui për të instaluar Crystal-in, ose përzgjodhët të mos instalohet Flatpak-u, mund ta ujdisni Flatpak-un duke përdorur hapat vijues.
Që të instaloni Flatpak-un në Crystal Linux, së pari sigurohuni se paketat tuaja janë të përditësuara. Ekzekutoni në një terminal sa vijon:
Mandej instaloni Flatpak-un:
Flathub-i është vendi më i mirë për të marrë paketa Flatpak. Që ta aktivizoni, ekzekutoni:
Që të plotësoni ujdisjen, rinisni sistemin tuaj. Tanimë krejt çka ju duhet të bëni, është të instaloni aplikacione!